Pages

Shaqiri shënon tre gola para syve të Guardiolas (Video)

Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në fitoren e madhe kundër ekipit amator, Paulaner Dream Team, me rezultat 13-0.
Xherdani ka shkëlqyer me paraqitjen e tij dhe për më shumë, Guardiola bëri eksperimente me të duke ia ndërruar pozitat gjatë lojës, por mesfushori shqiptar ia bëri me dije se është lojtar klasi duke shkëlqyer në secilën prej tyre. Kjo njëherësh ishte edhe ndeshja e parë që mesfushori nga Zhegra e zhvilloi nën drejtimin e trajnerit të ri, Pep Guardiola. Për ta parë paraqitjen e Shaqirit ndiqeni videon më poshtë: